Kurti: Po i vazhdojmë përjepjekjet për të përmbyllur me sukses edhe sfiden e zgjedhjes së presidentit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Kuvendin e Kosovës për t’u takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. 

Para takimit, Kurti tha se po vazhdojnë përpjekjet për të përmbyllur me sukses sfidën e zgjedhjes së Presidentit.

“Po i vazhdojmë përjepjekjet për të përmbyllur me sukses edhe sfiden e zgjedhjes së presidentit. Na duhet kandidati apo kandidatja që siguron 80 vota në sallë. Pas takimit me kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën, po takohemi edhe me kryetarin e LDK gjithcka brenda fare pak ditësh do të mirret vesh”, tha ai.

Sipas afateve kushtetuese, data e fundit për zgjedhjen e Presidentit është 4 mars. Në të kundërtën, vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. /GazetaSinjali/

Read Previous

Largohet portali informativ pas dëmtimit nga kamioni

Read Next

Zhegrova: E adhuroj këtë skuadër, e adhuroj këtë futboll