Zhegrova: E adhuroj këtë skuadër, e adhuroj këtë futboll

Ylli kosovar Edon Zhegrova ka lënë pas zhgënjimin e mesjavës dhe është rikthyer në skenë me një paraqitje vendimtare në barazimin spektakolar 3:3 të Juventus ndaj Romës.

Pas eliminimit të dhimbshëm nga Galatasaray në “play-off”-in e Ligës së Kampionëve, sulmuesi kosovar reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

I inkuadruar nga trajneri Luciano Spalletti në pjesën e dytë, Zhegrova ndryshoi ritmin e lojës në momentin kur “Bianconerët” ishin në disavantazh 1:3.

26-vjeçari u përfshi drejtpërdrejt në dy golat e fundit të Juventusit, duke ndihmuar skuadrën të rikthehej dhe të siguronte një pikë të rëndësishme me rezultatin përfundimtar 3:3.

Pas ndeshjes, ylli i Kombëtares së Kosovës nuk e fshehu entuziazmin për kontributin e tij.

“Zhegrova në jetën reale. E adhuroj këtë skuadër. E adhuroj këtë futboll. Forca Juve gjithmonë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale, duke dëshmuar përkushtimin dhe dashurinë ndaj ekipit. /RTKLive

Read Previous

Kurti: Po i vazhdojmë përjepjekjet për të përmbyllur me sukses edhe sfiden e zgjedhjes së presidentit

Read Next

Osmani pas takimit me Peleshin: Uniteti ynë është forcë