Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës publikoi agjendën e aktiviteteve për shënimin e Epopesë së UÇK-së më 5, 6 dhe 7 mars në disa qytete të vendit.
Në njoftim, ministria ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në aktivitetet përkujtimore dhe festive sipas kësaj agjende.
Postimi:
5, 6 dhe 7 Mars – Epopeja e UÇK-së
Në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ministria e Mbrojtjes fton qytetarët që të marrin pjesë në aktivitetet përkujtimore dhe festive sipas agjendës zyrtare.
Le të bashkohemi për të nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe për të festuar me dinjitet vlerat e lirisë.Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës
/KosovaPress/