Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë në katër vjetorin e përjetimit të agresionit rus mbi Ukrainën.
“Shqipëria rikonfirmon mbështetjen e saj të vendosur për Ukrainën, politikisht, diplomatikisht dhe përmes veprimeve konkrete. Solidariteti ynë është i qartë, parimor dhe i qëndrueshëm”, ka shkruar në X.
Spiropali ka thënë se qëndron përkrah jetëve të humbura dhe në solidaritet të palëkundur me një komb që mbron lirinë, sovranitetin dhe demokracinë e tij.
“Guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën. Qëndrueshmëria e tyre dëshmon se terrori nuk mund ta mposhtë vullnetin për të jetuar të lirë”, vazhdon ajo. /RTKlive
