Sonte, më 22 shkurt 2026, duke filluar nga ora 19:30, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, mbahet koncerti i radhës i Filharmonia e Kosovës, me Orkestrën Harkore.
Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti Edon Ramadani, ndërsa si solist në piano do të paraqitet Andi Duraku.
Programi i mbrëmjes përfshin:
- Felix Mendelssohn – Simfonia për harqe Nr. 10
- Mendi Mengjiqi – Forsaken
- Henryk Górecki – Koncert për piano dhe harqe
- Drinor Zymberi – Sinfonietta
- Valton Beqiri – Shpirti i traditës (The Spirit of Tradition)
Ky koncert vjen në kuadër të sezonit 2025/2026 të Filharmonisë së Kosovës dhe premton një mbrëmje të pasur me vepra nga repertori klasik dhe bashkëkohor, duke ndërthurur krijimtarinë ndërkombëtare me atë vendore.
Një mbrëmje muzikore që nuk duhet humbur për adhuruesit e muzikës klasike./KultPlus.com
