UFC | Nate Diaz gati të rikthehet në kafaz pas 4 vitesh, synon triologjinë me McGregor

Creator: John Locher | Credit: AP Copyright: Copyright 2016 The Associated Press

Luftëtari i arteve marciale mikse, Nate Diaz, synon të rikthehet sërish në kafaz 4 vjet nga përballja e fundit. Jo vetëm kaq, por “gangsteri nga Stockton” ka përmendur edhe tri kundërshtarë të mundshëm për ndeshjen e ardhshme.

Në vitin 2022, Diaz e mbylli kontratën e tij me UFC-në duke e mposhtur Tony Ferguson për të fituar lirinë e tij. Më pas ai kaloi në ring, duke zhvilluar dy duele boksi (një fitore një humbje), më e fundit në vitin 2024, kur mundi Jorge Masvidal.

Tani, pas 4 vitesh nga hera e fundit në kafaz, Nate Diaz (21 fitore e 13 humbje) është i hapur për t’u rikthyer në aksion. Duke folur me TMZ, 40-vjeçari emëroi tre kundërshtarë si të mundshëm për ndeshjen e tij të ardhshme, kudo që të ndodhë ajo.

Jam gati të kthehem në aksionin e vërtetë”, tha Diaz, që shtoi: “Dua të ndeshem me McGregor për të zhvilluar triologjinë. Ndoshta me Dustin Poirier, nëse ai ndalon së qeni kaq i bezdisshëm dhe pastaj ndoshta me Mike Perry. Do të shohim se çfarë ndodh”.

Si McGregor ashtu edhe Poirier mbeten nën kontratë me UFC-në dhe, për këtë arsye, Diaz duhet të rikthehet në marrëdhënie të mira me UFC në mënyrë që të ndodhë ndonjë prej këtyre luftimeve. Sfida me irlandezin (kanë nga një fitore secili) do të ishte idealja për këtë sport. /Telesport.al/

Read Previous

Senatori demokrat Mark Kelly thotë se do ta “shqyrtojë seriozisht” kandidimin për president të SHBA-së

Read Next

Studim: Rreth 79 për qind e stafit dhe studentëve përballen me racizëm në universitetet australiane