Spektakël në edicionin e 75-të të NBA All-Star Game, Edwards shpallet MVP

AP Photo/Mark J. Terrill

Formati i ri i All-Star Game ka përmbushur pritshmëritë, duke dhuruar spektakël dhe emocione në një mbrëmje të veçantë për basketbollin amerikan.

Në total u zhvilluan katër përballje mes tri formacioneve të ndryshme, duke e bërë edicionin e 75-të të kësaj ngjarjeje edhe më dinamik.

Fitues të trofeut u shpallën yjet vendas të NBA-së, të udhëhequr nga Anthony Edwards, i cili u zgjodh edhe lojtari më i mirë i turneut dhe mori trofeun prestigjioz “Kobe Bryant”.

Në finale, USA Stars dominuan përballë USA Stripes me shifrat 47-21, në një takim që pati pak histori. Ndikim të madh pati edhe lodhja e veteranëve, pasi finalja ishte ndeshja e tyre e tretë radhazi gjatë mbrëmjes.

Ylli i Minnesota Timberwolves realizoi 32 pikë në total, duke shtuar edhe 9 kërcime dhe 3 asistime, çka e bëri protagonist absolut të kësaj mbrëmjeje.

“Jam shumë i lumtur, për mua ky trofe do të thotë shumë. Unë e dashuroj Minesotën dhe Minesota më dashuron mua”, u shpreh 24-vjeçari pas marrjes së çmimit.

Rezultatet e ndeshjeve:

  • World – Usa Stars 35-37 (pas kohës shtesë)
  • Usa Stars – Usa Stripes 40-42
  • Usa Stripes – World 48-45
  • Finalja:
  • Usa Stars – Usa Stripes 47-21

/RTKLive

Read Previous

Shqipëria ekstradon 3 shtetas nga Danimarka, Franca dhe Italia

Read Next

Çështja e territorit do të diskutohet mes Ukrainës e Rusisë këtë javë në Gjenevë, thotë Kremlini