Trump: Do të jetë “traumatike” për Iranin nëse nuk arrihet marrëveshja bërthamore

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka paralajmëruar Iranin për pasoja të rënda nëse nuk arrin një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Do të jetë shumë traumatike për Iranin nëse nuk arrihet një marrëveshje”, tha Trump.

Ai shtoi se Irani duhet të kishte rënë dakord për një marrëveshje vitin e kaluar, kur Uashingtoni dhe Teherani po negocionin mbi programin bërthamor të diskutueshëm të Iranit.

Të mërkurën, pas një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Trump tregoi se preferonte një marrëveshje të negociuar me Iranin mbi veprimet ushtarake.

Presidenti amerikan i përshkroi bisedimet me Netanyahun si “shumë të mira”.

Izraeli ka paralajmëruar prej kohësh për rrezikun e një marrëveshjeje të kufizuar në programin bërthamor të Republikës Islamike.

Shteti hebre i ka bërë thirrje Iranit, të reduktojë arsenalin e tij të raketave balistike dhe mbështetjen e tij për grupet aleate në rajon.

Teherani ka këmbëngulur se është i gatshëm të negociojë vetëm për çështjen bërthamore.

Pasi Irani shtypi me dhunë protestat masive, me mijëra demonstrues të raportuar të vrarë, Trump kërcënoi Teheranin me ndërhyrje ushtarake dhe forcoi praninë ushtarake amerikane në rajon, përfshirë edhe me aeroplanmbajtësen “USS Abraham Lincoln”.  /ATSH-DPA/

Read Previous

Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet e fundit

Read Next

Rutte: Rusia po pëson humbje marramendëse në Ukrainë