Kupa e Kosovës në futboll, sot zhvillohen tri ndeshje interesante të fazës së 1/8-tës

Kupa e Kosovës vazhdon me ndeshjet e fazës së 1/8 së finales, ku sot priten tre duele tepër interesante.

Takimet e planifikuara do të zhvillohen në qytetet e Gjilanit, Vushtrrisë dhe Mitrovicës.

Sfida kryesore e ditës luhet në qytetin e Gjilanit, me “Gjilanin” që është nikoqir i “Lirisë” së Prizrenit.

Duel tejet interesant pritet të zhvillohet edhe në stadiumin “Riza Lushta” me “Trepçën ’89” që pret Malishevën.

Dy skuadra nga Liga e Parë, “Vushtrria” dhe “Vëllaznimi” do të përballen në stadiumin “Ferki Aliu”, ku qëllimi është kalimi në çerekfinale.

Të gjitha tre ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00. /GazetaSinjali/

Read Previous

AUV ndalon të gjitha produktet e qumështit “Aptamil”

Read Next

Policia në Gjakovë kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi