Policia në Gjakovë kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë

Gjakovë, 12 shkurt 2026

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me autorizim të prokurorit të Shtetit, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:

• Liridon Hajdar Podrimja, i lindur me 1989 në Gjakovë.

I dyshuari kërkohet për veprat penale: ‘kanosje (ndaj personit zyrtar)’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe aktualisht gjendet në arrati.

Bazuar në informacionet zyrtare, i njëjti konsiderohet person i rrezikshëm dhe dyshohet se mund të posedojë armë. Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij, ta njoftojnë Policinë përmes numrit 192, adresës elektronike [email protected], aplikacionit “Lajmëro Policinë”, apo në stacionin policor më të afërt.

Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Read Previous

Kupa e Kosovës në futboll, sot zhvillohen tri ndeshje interesante të fazës së 1/8-tës

Read Next

Policia e Kosovës: 34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit