AUV ndalon të gjitha produktet e qumështit “Aptamil”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të importit të të gjitha llojeve të qumështit të përpunuar për foshnje “APTAMIL” në Kosovë, pas njoftimeve të pranuara nga Sistemi i Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF).

Sipas AUV-së, disa vende të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Kosovën, janë përballur me raportime për praninë e mundshme të toksinës Cereulide në këtë produkt.

Institucioni bën të ditur se për sasitë e futura më herët në treg janë ndërmarrë masa parandaluese në kohë, ndërsa në bashkëpunim me operatorët ekonomikë është realizuar tërheqja e produktit të paralajmëruar. Inspektorët e AUV-së po vazhdojnë kontrollin në terren për të verifikuar nëse ka mbetur ndonjë njësi e produkteve të shpallura të papërdorshme.

AUV thekson se të gjitha veprimet janë ndërmarrë me prioritet mbrojtjen maksimale të shëndetit të foshnjave dhe konsumatorëve. Vendimi hyn në fuqi nga 11 shkurt 2026 dhe zbatohet në të gjithë territorin e Kosovës. /RTKlive

Read Previous

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian: Më në fund paralizimit politik i erdhi fundi

Read Next

Kupa e Kosovës në futboll, sot zhvillohen tri ndeshje interesante të fazës së 1/8-tës