Ministria e Financave e Banka Botërore me marrëveshje 96 milionëshe
Kupa e Kosovës në basketboll, rikthehet sonte me aktin e dytë të gjysmëfinaleve.
Bora – Trepça është ndeshja e parë, ku mitrovicasit fituan në takimin e parë me 23 pikë dallim, 64:87, dhe janë afër finales, derisa prishtinasit duhet të fitojnë me të paktën me 24 pikë dallim për tu kualifikuar në finalen e Kupës për herë të parë, derisa ‘Xehetarët’ janë fitues aktual të Kupës, kurse edicionin e kaluar fituan edhe titullin dhe Superkupën.
Sigal Prishtina – Bashkimi është përballja e skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës. Prizrenasit fituan në duelin e parë 83:67, ndërkohë që kryeqytetasit për tu kualifikuar në finale duhet të fitojnë me të paktën 17 pikë dallim.
Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës premtojnë sfida interesante dhe në ndeshjet e kthimit. Finalja do të zhvillohet më 18 shkurt.
Kupa e Kosovës-Gjysmëfinalet e kthimit
Sonte takohen:
- 17:00 Bora – Trepça
- 20:00 Sigal Prishtina – Bashkimi
/RTKLive