Zëvendëskryeministri Bislimi takon përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor Anzhej Frangesh.

Frangesh shoqërohej edhe nga ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Zyra e Kryeministrit njofton se në takim  u diskutua rreth zhvillimeve në vend dhe situatës në rajon.

“Bislimi theksoi se mbetet me rëndësi formimi sa më parë i qeverisë së re pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, dhe votimi në Kuvend mes tjerash edhe i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Planit të Rritjes me Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të takimit, Bislimi falënderoi Frangesh për bisedën dhe i uroi qëndrim të frytshëm në Kosovë. /RTKlive

Read Previous

Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së, me votë unanime

Read Next

Çka mund të ndodhë me pozitën e presidentit në Kosovë?