​Rikthehet Liga Unike, kampioni “Vëllaznimi” e pret “Beslidhjen” në shtëpi

Pas një pushimi, Liga e përbashkët mes dy federatave të basketbollit, Shqipërisë dhe Kosovës, do të fillojë sot ku Peja do të jetë nikoqire e “Vllaznisë” nga Shkodra.

Përballja në “Karagaq” do të fillojë nga ora 18:30, ndeshje kjo që është në kuadër të grupit B, ku pejanët prijnë në tabelë, kurse shkodranët mbajnë vendin e tretë.

Ndeshja më interesante e kësaj xhiroje do të zhvillohet në “Shani Nushi”. Kampioni në fuqi “Vëllaznimi”, do të përballet me kampionin e Shqipërisë, “Besëlidhjen” nga Lezha.

E në Gjakovë termini i ndeshjes do të jetë të mërkurën, me fillim nga ora 17:00. Vëllaznimi dhe Besëlidhja janë në grupin A, ku Besëlidhja mbanë vendin e parë me dy fitore dhe asnjë humbje, për dallim nga kuqezinjët që kanë një fitore dhe një humbje, duke u renditur në vendin e dytë.

Vëllaznimi në finale të po kësaj lige, sezonin e kaluar “theu akullin” duke fituar një trofe pas 29 vitesh, mposhti Prishtinën, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, pas vazhdimeve me rezultat 91-88. /KosovaPress/

Read Previous

Musk bashkon SpaceX dhe xAI, superstrukturë prej 1.25 trilionë dollarësh

Read Next

SHBA-ja dhe India arrijnë një marrëveshje tregtare