Tenton të vetëdigjet me benzinë në sheshin “Skëndërbeu”, gjatë ceremonisë së Fitër Bajramit!

Mëngjesin e sotëm, gjatë ceremonisë së Bajramit në sheshin “Skëndërbeu”, një burrë 40-vjeç, me iniciale B.G është përpjekut t’i vërë flakën vetes.

Sipas A2 CNN, gjatë kohës kur sheshi po fillonte të boshatisej, ai tentoi të vetëdigjej me benzinë, duke mbajtur një libër fetar në duar. Fillimisht është neutralizuar nga besimtarët dhe më pas është ndaluar nga forcat e policisë.

Mësohet se gjatë shoqërimit nga policia, 40-vjeçari thërriste: “Kam 20 vjet që luftoj në këtë jetë, sa andej sa këndej. S’ka Zot, s’ka Zot, s’ka Zot!”

Euronews mëson se shtetasi është shoqëruar në komisariatin e polisicë, ku ka treguar se ka probleme familjare. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave.

Lidhur me ngjarjen, një nga përfaqësuesit e komunitetit Mysliman tha se është “një incident sporadik, që nuk ka të bëjë me besimin”.“Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazheve të kësaj feste. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë”, tha ai para mediave.

Read Previous

Si t’i eliminoni të gjitha pesticidet dhe bakteret nga mjedrat, dredhëzat dhe frutat e tjera

Read Next

58-vjeçari që u godit mbrëmë për vdekje nga vetura