Kosova, qendër e hendbollit ndërkombëtar në 2026

Kosova do të vazhdojë të jetë një qendër e rëndësishme e hendbollit ndërkombëtar edhe gjatë vitit 2026. Këtë muaj në Prishtinë do të mbahet Kampionati Mesdhetar për hendbollistet e grupmoshës U16, me pjesëmarrjen e 12 ekipeve kombëtare.

Ndërkohë, Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka konfirmuar se gjatë muajit korrik 2026, Kosova do të jetë nikoqire e dy Kampionateve Evropiane për hendbollistët deri në 20 vjet. Men’s 20 EHF Championships do të zhvillohen nga 12 deri më 19 korrik në Prishtinë, me pjesëmarrjen e 13 ekipeve kombëtare.

Ky vendim u miratua nga Komiteti Ekzekutiv i EHF-së gjatë takimit të tij në Herning të Danimarkës. Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) ka krijuar një partneritet të fortë dhe të besueshëm me EHF-në, dhe ka marrë vlerësime të larta për organizimin e ngjarjeve të rëndësishme ndërkombëtare. Organizimet e kaluara janë vlerësuar me notë maksimale jo vetëm nga EHF, por edhe nga federatat nacionale të kombëtareve pjesëmarrëse. /KosovaPress/

Read Previous

Wadehpul: SHBA partnerja më e rëndësishme e Berlinit për sigurinë, pavarësisht tensioneve të fundit

Read Next

Widzew Lodzi kërkon 8 milionë euro për Gallapenin