Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Gjermania nuk synon të mbajë një pozicion neutral mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, ka deklaruar ministri gjerman i Jashtëm, Johann Wadephul, gjatë një fjalimi në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Singapor, sipas Reuters.
“Uashingtoni mbetet partneri më i rëndësishëm i Berlinit dhe i Evropës për çështje të sigurisë, pavarësisht tensioneve të fundit”, theksoi ai
Wadephul përmendi sfidat e marrëdhënieve me SHBA-në, duke përfshirë kritikat e presidentit Donald Trump për objektivat e shpenzimeve ushtarake të Evropës në kuadër të NATO-s.
“Ne nuk mund të përgjigjemi ndaj këtyre tensioneve duke vrapuar me krahë të hapur drejt Pekinit”, tha ai, duke nënvizuar rëndësinë e një qëndrimi të qartë dhe strategjik në politikën e jashtme.
Ai gjithashtu komentoi pretendimet amerikane mbi Groenlandën dhe nënvizoi se Evropa ka kapacitetin të mbrojë interesat e saj nëse vendos kufij të qartë dhe strategjikë.
“Një qasje e kujdesshme është thelbësore për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në rajonin euro-atlantik”, theskoi Wadephul.
Për sa i përket ekonomisë, ministri gjerman theksoi rëndësinë e rrjetit të marrëveshjeve të tregtisë së lirë të Bashkimit Evropian, i cili mbështet tregtinë e bazuar në rregulla, veçanërisht në një kohë kur po rritet proteksionizmi global.
Ai shtoi se BE synon të përfundojë shpejt më shumë marrëveshje tregtare me vendet e Azi-Paqësorit, duke përfshirë Malajzinë, Tajlandën, Filipinet dhe Australinë, në përpjekje për të zgjeruar lidhjet ekonomike dhe për të forcuar rolin e Evropës në tregtinë globale.
Ky qëndrim i Berlinit sinjalizon se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë aleancën transatlantike, duke ruajtur një linjë të qartë strategjike ndaj Kinës, pa u tërhequr nga angazhimet e saj për stabilitetin dhe bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar. /ATSH/