Anderlecht shkarkon trajnerin shqiptar Besnik Hasi

Ndryshim i menjëhershëm tek Anderlecht, pas humbjes 2-0 ndaj Standard Liège. Klubi belg ka shkarkuar trajnerin shqiptar Besnik Hasi.

Ai u thirr nga drejtuesit të dielën në mbrëmje dhe pas takimit iu komunikua vendimi për largimin. Në pankinë, përkohësisht, emërohet Edward Still, 35 vjeç, vëllai i trajnerit të njohur Will Still (me dy vite diferencë mes tyre), i cili do të përgatisë menjëherë ndeshjen e radhës, të enjten në Kupën e Belgjikës kundër Antwerp.

Hasi kishte marrë drejtimin e Anderlecht pak para playoff-it të sezonit të kaluar. Edhe pse u kualifikua në gjysmëfinalet e Kupës, rezultatet në kampionat ishin zhgënjyese: vetëm 5 pikë në 7 javët e fundit, çka solli tensione në dhomat e zhveshjes dhe te drejtuesit.

Barazimi me Dender kishte dhënë sinjal alarmi, ndërsa humbja e fundit e bëri vendimin të pashmangshëm. Klubi e falënderoi Hasin për përkushtimin. /Telesport.al/

Read Previous

Merz: Rendi i ri botëror në zhvillim nuk duhet të pengojë procesin e zgjerimit të BE-së

Read Next

Wadehpul: SHBA partnerja më e rëndësishme e Berlinit për sigurinë, pavarësisht tensioneve të fundit