Për herë të parë në Kosovë kryhet me sukses operacioni për Sindromën Eagle

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të QKUK-së, është kryer për herë të parë me sukses ndërhyrja kirurgjikale për Sindromën Eagle, një patologji e rrallë dhe komplekse.

Pacienti, 65-vjeçar, paraqiste dhimbje të forta në qafë dhe vështirësi në gëlltitje për shkak të zgjatjes së procesit stiloid me gjatësi 5.5 cm.

Kirurgët përdorën qasjen ekstraorale për të siguruar kontroll të plotë mbi strukturat vaskulare dhe nervore.

Pas operacionit, pacienti ka shfaqur përmirësim të menjëhershëm dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, duke pritur të lirohet për trajtim shtëpiak. /GazetaSinjali/

Read Previous

Britania mund të rishqyrtojë pjesëmarrjen në fondin evropian të mbrojtjes, thotë Starmer

Read Next

Punëtorët e transportit publik në Gjermani në grevë, kërkojnë paga më të larta dhe orar të shkurtuar të punës