Bashkimi Evropian vendos sanksione të reja ndaj Iranit

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë rënë dakord për sanksione të reja ndaj Iranit si përgjigje ndaj shtypjes brutale të protestave antiqeveritare dhe mbështetjes së vazhdueshme të Teheranit për luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Sipas kësaj mase, rreth 30 individë dhe subjekte janë sanksionuar me ngrirje të aseteve dhe ndalime udhëtimi.

Emrat do të publikohen së shpejti nga BE-ja, por ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot tha se ata që janë në shënjestër përfshijnë ‘’anëtarë të qeverisë, prokurorë, udhëheqës të njësive policore, anëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare, ata që janë përgjegjës për bllokimin e internetit”.

Raportet sugjerojnë se midis 3 000 dhe 10 000 protestues u vranë në shtypjen e dhunshme të demonstratave që kanë përfshirë Iranin.

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani dhe ministri i Jashtëm i Luksemburgut Xavier Bettel sugjeruan se deri në 30 000 njerëz mund të jenë vrarë gjatë valës së dhunës.

Shkalla e brutalitetit çoi gjithashtu në rritjen e mbështetjes brenda BE-së për të përcaktuar Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit si një organizatë terroriste, me një vendim nga ministrat që pritet sot. /ATSH-DPA/   

Read Previous

Raporti: Shqipëria e 8-ta në Evropë për kushte fiskale të favorshme

Read Next

Ari thyen çdo rekord, arrin për herë të parë në histori 5.600 dollarë për ons