Rama për vizitën në Izrael: Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit më të lartë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka publikuar në Facebook një fotoalbum nga vizita e tij zyrtare në Izrael, duke e cilësuar atë si një moment me rëndësi të veçantë për marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Me FotoALBUMIN e një dite kyçe të vizitës në Izrael, ku Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit më të lartë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij të shoqëruam me disa foto nga takimet e tij.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Jeruzalem, Izrael, në një vizitë zyrtare pune që ka nisur më 25 janar dhe do të përfundojë sot, 27 janar 2026, me pjesëmarrjen e tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Kjo ngjarje ndërkombëtare zhvillohet për të adresuar sfidat globale në luftën kundër antisemitizmit./reporteri

Read Previous

Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfundon sot vizitën në Izrael

Read Next

57 aksidente dhe mbi 2300 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë