Ndeshja Roma – Milan s’nxjerr fitues

Ndeshja Roma – Milan e zhvilluar të dielën mbrëma në kryeqendër të Italisë nuk nxjerri fitues. Ndeshja e xhiros së 22-të të Serie A së Italisë përfundoi baras, 1:1. 

Koni De Winter (62’) realizoi golin e epërsisë për Milanin, ndërsa barazoi Lorenzo Pellegrini nga penalltia në minutën e 74-të. 

Pas 22 xhirove Milani zë vendin e dytë me 47 pikë, 5 më pak se Interi që kryeson. Roma është e treta me 43 pikë sa i ka edhe Napoli që zë vendin e katërt./koha.net

Read Previous

Defekt me energji elektrike në Minierën e Trepçës, disa minatorë mbeten përkohësisht të bllokuar nën tokë

Read Next

Çfarë ndodhë me fletëvotimet pas shpalljes së rezultateve?