Parashikimi i motit për sot

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi, shkruan KosovaPress. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet pritet të jenë mesatare deri të larta. Në viset malore do të ketë reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të sillen mes 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 6 dhe 8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja, 1 deri në 5 m/s./kp

Read Previous

Më 1949 për herë të parë u prezantuan çmimet Emmy

Read Next

KQZ hyn në javën përmbyllëse të procesit: Edhe 828 vendvotime mbetet të rinumërohen