Aksident trafiku në Gjakovë, vdes një person

Ekipet e Njësisë së Zjarrfikësve kanë intervenuar sot në një aksident trafiku në rrugën “Dah Polloshka”. Pas pranimit të thirrjes emergjente, është bërë tërheqja e një personi, i cili fatkeqësisht ishte pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në koordinim me shërbimet tjera emergjente dhe organet kompetente.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka dhënë këtë raport:

“Sot rreth orës 13:25, jemi njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në dalje të qytetit të Gjakovës, në rrugën “Dah Polloshka” në drejtim Gjakovë–Prizren.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e një personi, drejtues i automjetit, mashkull i moshës madhore rreth 81 vjeç.
Njesia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke vazhduar me hetime deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Në koordinim me prokurorin e shtetit është inicuar rast “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar për egzaminim mjeko-ligjorë.”- ka njoftuar Vlera Krasniqi nga zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun në DRP-Gjakovë. /tvsyrivision/

Read Previous

Neuropsikiatri Zajmi: Janari konsiderohet si periudha më e rëndë emocionale në gjithë globin

Read Next

Atleti Mamusha: Ushtrimet e fëmijëve duhet realizuar ngadalë dhe në mbikëqyrje të profesionistit