Filharmonia e Kosovës sonte do të mbajë koncertin e saj të parë për vitin 2026

Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, sonte nga ora 19:30, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë koncertin e saj të parë për vitin 2026, me një program të veçantë muzikor.

Nën dirigjimin e italianit Marco Crispo, koncerti sjell flautisten nga Franca Iris Daveiro si soliste, në një program që ndërthur ngjyrën impresioniste dhe identitetin e muzikës shqiptare.
Programi:
C. Ives — The Unanswered Question
C. Debussy — Prélude à l’après-midi d’un faune
J. Ibert — Koncert për flaut — Soliste: Iris Daverio
F. Beqiri — Skënderbeu
I. Stravinsky — Suita “Zogu i Zjarrit” (1919). 

/RTKlive

Read Previous

Këtë vit pritet të nis prodhimi i municioneve e dronëve “Made in Albania”

Read Next

Shqipëria vëmendje të jashtëzakonshme nga tregjet ndërkombëtare në panairin e turizmit në Madrid