UFC-324| Anulohet një nga duelet kryesore

Më 24 janar, në Las Vegas, do të zhvillohet eventi i UFC-324 në artet marciale mikse, eventi i parë i madh i këtij viti. Një aktivitet që nis me pak surpriza, pasi është anulluar njëra nga sfidat e titullit.

Sfida mes kampiones së botës Kayla Harrison dhe Amanda Nunes është anulluar, për shkak të një problemi fizik të amerikanes. Problem që do të kërkojë edhe një ndërhyrje kirurgjikale. Sfida do të zhvillohet në një moment tjetër.

Kështu, dueli i vetëm i rëndësishëm është ai i peshës së lehtë mes Justin Gaethje dhe Paddy Pimblett, për titullin e përkohshëm të këtij Divizioni. Amerikani Gaethje (26 fitore e 5 humbje në kafaz) do të sfidojë britanikun Pimblett (23 fitore e 3 humbje në kafaz), që nuk humbet prej 7 vitesh.

Në kafaz do të ngjiten edhe disa ish-kampionë bote, si Sean O’Malley, Deiveson Figueiredo dhe Rose Namajunas.

UFC-324, duelet kryesore

  • Justin Gaethje – Paddy Pimblett
  • Sean O’Malley – Song Yadong
  • Maldo Cortes-Acosta – Derrick Lewis
  • Natalia Silva – Rose Namajunas
  • Arnold Allen – Jean Silva
  • Kayla Harrison – Amanda Nunes (e anulluar)

/Telesport.al/

Read Previous

“Tërheqja amerikane nga OBSH është humbje për të gjithë”

Read Next

VIDEO | Presidentja Osmani arrin në Davos për ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes