Trump: Nuk do të vendosim tarifa, do të kordinohemi me NATO-n mbi Greonlandën

Creator: Evan Vucci | Credit: AP Copyright: The Associated Press.

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur haptas mendimin e tij në lidhje me Greonlandën në kanalin e tij Truth.

Trump përjashtoi përdorimin e forcës për herë të parë, por bëri thirrje për negociata të menjëhershme për kontrollin e ishullit, presidenti njoftoi në Truth.

Trump parashtoi kornizën për një marrëveshje të ardhshme me NATO-n për ishullin dhe anulimin e tarifave të kërcënuara që nga shkurti kundër vendeve evropiane që kishin dërguar ushtarët e tyre në Nuuk.

“Ne morëm gjithçka që donim, është një marrëveshje që do të zgjasë përgjithmonë. Pata një takim shumë produktiv me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, ne përcaktuam kornizën që mbulon në mënyrë efektive të gjithë rajonin e Arktikut. Kjo zgjidhje, nëse finalizohet, do të jetë jashtëzakonisht e dobishme për SHBA-në dhe të gjitha vendet e NATO-s. Bazuar në këtë marrëveshje, unë nuk do të vendos tarifat doganore që supozohej të hynin në fuqi më 1 shkurt”, theksoi ai.

Manjati njoftoi gjithashtu se “po zhvillohen diskutime të mëtejshme në lidhje me projektin ‘Kupola e Artë’ në lidhje me Groenlandën” dhe se “zëvendëspresidenti J.D. Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i Dërguari Special Steve Witkoff dhe të tjerë, nëse është e nevojshme, do të jenë përgjegjës për negociatat”, duke i raportuar drejtpërdrejt atij.

“Nëse thoni jo, ne do ta mbajmë mend,” paralajmëroi ai, duke siguruar se nuk do të “përdorte forcën”.

“Nuk do të përdor forcën,” deklaroi ai në fjalimin e tij 72-minutësh, duke sjellë një psherëtimë lehtësimi për botën dhe për një audiencë të mbushur me krerët e shteteve, miliarderët dhe udhëheqësit e tjerë botërorë, të cilët kishin heshtur kur manjati filloi të përmendte ishullin danez. /ATSH-ANSA/

Read Previous

28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz

Read Next

Kuvendi i Shqipërisë shqyrton sot marrëveshjen për Bordin e Paqes