PSD kërkon dorëheqjen e ministrit Arben Vitia

Zyrtarë të partisë Socialdemokrate të Kosovës përmes një aktiviteti simbolik para minsitrisë së Shëndetësisë kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, shkruan gazeta Blic. 

Nol Nushi nga PSD ka vendosur para hyrjes së MSH një vaksinë me mbishkrimin dorëheqje.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës deri më tani nuk ka siguar asnjë vaksinë për qytetarët e Kosovës.

“A e dini sa vaksina ka ble qeveria Kurti apo Arben Vitia – zero. Këto vaksina që janë në Kosovë janë fal vullnetit të mirë të OJQ, por qeveria nuk ka siguar deri tani asnjë vaksinë”, ka thënë Nushi.

Sipas tij puna që ka bërë deri më tani Arben Vitia për sigurimin e vaksina është po ashtu zero.

“Dozën e parë të vaksinës për dorëheqje i lam sot që ta marr sa më parë sepse puna e tij në MSH është e barabartë me zero”, ka thënë ai.

Sipas tij edhe premtimi i qeverisë së Kosovës se deri në fund të vitit do të vaksinohen mbi 60 për qind e popullit të Kosovës, është një premtin i parealizuar meqë sipas tij vaksinat nuk janë askund./GazetaBlic/

Read Previous

Afër 350 minatorë bojkotojnë punën, duan pagat

Read Next

Albin Kurti dhe Glauk Konjufca homazhe te varri i heroit Agron Rrahamani