Abdixhiku: Masakra e Reçakut, më tragjikja në historinë moderne të Evropës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se masakra e Reçakut është më tragjikja në historinë moderne të Evropës.

Në 27-vjetorin e kësaj masakre ku u vranë 45 civilë shqiptarë, ai tha se Reçaku nuk harrohet.

“Sot shënojmë dhe njëkohësisht nderojmë viktimat e masakrës së Reçakut. Një ndër ngjarjet më tragjike të kontinentit apo të historisë moderne të Evropës. Në mëngjesin e hershëm të 15 janarit 45 civilë, burra e gra, të rinj e të reja u masakruan nga forcat paramilitare serbe duke dhënë kështu një tronditje jo vetëm në Kosovë por edhe një tronditje ndërkombëtare e cila u dokumentua si krim njerëzor nga institucionet ndërkombëtare në atë kohë ambasadori Walker. Në këtë ditë kujtojmë dhe shënojmë jo vetëm këto viktima por edhe sakrificën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe për çlirim”, tha Abdixhiku. /KosovaPress/

Read Previous

Hamza: Masakra e Reçakut, simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Read Next

Katër astronautë të NASA-s kthehen në Tokë në evakuimin e parë mjekësor