Tyson Fury mesazh Joshuas: Ke 10 vjet që më largohesh, por tani të ‘zura mat’ dhe do të hedh KO
Në 27-vjetorin e masakrës në Reçak, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza bashkë me përfaqësues tjerë të kësaj partie kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.
Hamza tha para mediave se masakra e Reçakut ka kontribuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Sot si zakonisht bashkë me strukturat e PDK-së jemi këtu për të shpreh nderime dhe respektin për këtë ngjarje, për këta të rënë që është një ngjarje, e cila është një prej ngjarjeve që ka kontribuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Falënderojmë edhe ambasadorin William Walker që ka dhënë kontributin e tij, e ka bërë publike këtë ngjarje dhe falë sakrificës, jetës dhe gjakut të të gjithë këtyre sot por edhe ngjarjeve gjithandej Kosovës ne gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe gjithmonë do të shprehim respektin deri në përulësi për kontributin dhe veprën e tyre”, tha Hamza. /KosovaPress/