Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Shtatë producentë nga Los Angeles do të vizitojnë Kosovën për të shqyrtuar Ballkanin si rajon potencial për xhirimet e projekteve të tyre të ardhshme filmike.
Qëllimi i kësaj vizite është njohja nga afër me kapacitetet dhe potencialin që ofron Kosova për prodhime ndërkombëtare në industrinë e filmit.
Në kuadër të vizitës do të organizohet edhe një takim rrjetëzimi, me synim krijimin e kontakteve dhe bashkëpunimeve mes producentëve ndërkombëtarë dhe atyre vendorë.
Ngjarja do të mbahet sot në “Kino Armata” në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00./KultPlus.com