Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta lidhur me situatën në Iran, duke iu drejtuar drejtpërdrejt qytetarëve iranianë dhe duke i nxitur ata të vazhdojnë protestat kundër regjimit aktual.
Në një mesazh publik, Trump u bëri thirrje “patriotëve iranianë” që të mos ndalen, të marrin kontrollin e institucioneve të tyre “nëse është e mundur” dhe të dokumentojnë emrat e atyre që, sipas tij, janë përgjegjës për dhunë dhe abuzime ndaj popullit.
“Ju po abuzoheni shumë rëndë”, u shpreh ai, duke shtuar se shifrat mbi viktimat janë të paqarta. “Dëgjoj pesë grupe të ndryshme shifrash. Edhe një vdekje e vetme është shumë”, tha Trump.
Lideri amerikan e përshkroi Iranin si një vend që dikur ka qenë i madh, por që, sipas tij, u shkatërrua pasi “këta përbindësha” morën pushtetin.
Ai përdori gjithashtu sloganin e tij të njohur politik, duke deklaruar: “Bëjeni Iranin sërish të madh.”
Në deklaratën e tij, Trump e lidhi situatën në Iran edhe me politikën e brendshme amerikane, duke thënë se bota ndodhet në një gjendje të brishtë dhe se, sipas tij, nëse nuk do t’i kishte fituar zgjedhjet, një situatë e ngjashme mund t’i kishte ndodhur edhe Shteteve të Bashkuara.