Investohet në gypin kryesor për furnizim me ujë të pijes në fshatin Morinë

Edhe pse kishte qasje në rrjetin e ujësjellësit në kompaninë “KRU GJAKOVA” fshati Morinë, në ditët e fundit u ballafaqua me një problem. Bëhet fjalë për dëmtimin e gypit kryesor që furnizon me ujë të pijes këtë fshat. Por ekipet e terrenit të kësaj kompanie kanë filluar punimet për sanimin e këtij problemi me ç’rast po vendoset gypi i ri. Zëdhënësja e kësaj kompanie, Dafina Syla Dina tha se ky investim po realizohet me vetëfinancim dhe se jemi duke punuar që ky problem të eleminohet  sa më parë.

Inxhineri, Faruk Polloshka, tha se intervenimi ishte mëse i nevojshëm dhe se shumë shpejt do të përfundojë sanimi i këtij defekti.

KRU “Gjakova” mbetet e përkushtuar që konsumatorët të mos mbesin asnjë moment pa furnizim me ujë të pijes.

Read Previous

​Zvicra dhe Kosova me memorandum bashkëpunimi për menaxhimin e ujërave

Read Next

Gjakovë, 1 rast pozitiv me Covid-19