GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Presidenti amerikan Donald Trump u pyet së fundmi nëse do të mund të urdhëronte kapjen e presidentit rus, Vladimir Putin – një skenar i ngjashëm me liderin e Venezuelës, Nicolas Maduro.
Trump u përgjigj se nuk e konsideronte të nevojshme një veprim të tillë.
“Kam pasur gjithmonë një marrëdhënie relativisht të mirë me Putinin, por gjithashtu shprehu zhgënjimin tim mbi situatën aktuale të luftës në Ukrainë”, tha ai.
Lideri amerikan sërish deklaroi se ka ndalur tetë lufta në botë, por kësaj radhe nuk tregoi se cilat konflikte.
Deklarata e 79-vjeçarit vjen ndërsa tensionet mes SHBA-së dhe Rusisë mbeten të larta, duke ngritur pyetje mbi strategjinë dhe qëndrimin e administratës amerikane ndaj konfliktit Ukrainë-Rusi.
Ndryshe, Maduro tashmë gjendet në qelitë e paraburgimit në New York, ku pritet të nis gjykimi për narko-terrorizëm. /Telegrafi/
Trump on Putin: “I don't think it’s gonna be necessary”
Donald Trump was asked whether he could order the capture of Vladimir Putin — similar to scenarios once discussed regarding Nicolás Maduro.
That wording matters. Trump didn’t say it’s impossible. He didn’t say he wouldn’t… pic.twitter.com/Kq3yfRENkf— NEXTA (@nexta_tv) January 10, 2026