Kino “Hyrije Hana” fillon vitin e ri me premierën “Marty Supreme”

Kino “Hyrije Hana” në Gjakovë e hap vitin e ri me premierën e filmit “Marty Supreme”, duke sjellë për publikun një mbrëmje kinematografike të veçantë dhe një tjetër risi në programin e saj kulturor.

Orari i javës: 02-04 Janar 2026

  • E Premte, 02 Janar
    • 18:00 → A Mouse Hunt for Christmas
    • 20:00 → Marty Supreme (Premierë)
  • E Shtunë, 03 Janar
    • 13:00 → The SpongeBob Movie 4: Search for SquarePants
    • 15:00 → Zootopia 2
    • 17:00 → Avatar 3: Fire and Ash
    • 20:00 → Anaconda
  • E Diele, 04 Janar
    • 13:00 → Zootopia 2
    • 16:00 → The SpongeBob Movie 4: Search for SquarePants
    • 18:00 → The Housemaid
    • 20:00 → Avatar 3: Fire and Ash

Premierë: “Marty Supreme”

Premierë sot në orën 20:00. Filmi i regjisorit Josh Safdie, me vlerësim 8.3/10 në IMDb, frymëzohet nga jeta e legjendës së ping-pongut Marty Reisman. Timothée Chalamet shkëlqen në rolin e Marty Mauser, një i ri ambicioz që lufton për madhështi në botën konkurruese të ping-pongut të viteve ’50. Me pjesëmarrjen e Gwyneth Paltrow dhe Fran Drescher, filmi sjell ritëm frenetik në stilin e “Uncut Gems”, humor të mprehtë dhe tema të thella njerëzore. Kritikët e cilësojnë si një nga filmat më të mirë të vitit 2025, ndërsa performanca e Chalamet vlerësohet si më e mira e karrierës së tij.

Këtë film dhe shumë të tjerë mund t’i shijoni në Kino “Hyrije Hana”. Rezervoni biletat tuaja dhe përjetoni magjinë në ekranin e madh!

Read Previous

Pesë gjërat që pritet ta veçojnë vitin 2026

Read Next

Syla: Kosova rrezikon të mbetet pa specialistë të mjekësisë emergjente