Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Ekipi rumun, Cluj, ka shprehur interesim për të transferuar Etnik Brrutin, si zëvendësues të Lindon Emërllahut, i cili u shit për 2 milionë euro te Polissya në Ukrainë.
Megjithatë, klubi i Malishevës nuk do ta lërë lehtë Brrutin.
Klubi kërkon të paktën 800 mijë euro për mesfushorin 21-vjeçar dhe dëshiron gjithashtu të ruajë 15% të kartonit të tij në rast rishitjeje.
Kontrata e Brrutit me Malishevën është në fuqi deri në qershor të vitit 2026, ndaj klubi është i angazhuar të mos e humbë lojtarin pa ndonjë kompensim të denjë.
Brruti ishte gjithashtu në qendër të vëmendjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë disa muaj më parë, kur vendosi të vishte fanellën e Shqipërisë, duke lënë pas Kosovën U21, ku aktivizohej më parë.
Për këtë edicion, 21-vjeçari është lojtari më i rëndësishëm për Malishevën, duke shënuar katër gola dhe duke kontribuar me tre asistime në 17 ndeshje.