Lavrov i kërkon Rubios ndalimin e dërgesave të armëve për Ukrainën
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia në rajonin e Gjakovës ka ndërmarrë veprime operative lidhur me raste që përfshijnë substanca narkotike, armëmbajtje pa leje si dhe gjetjen dhe asgjësimin e një mjeti të dyshimtë shpërthyes.
INCIDENTET KRIMINALE
BLERJA, POSEDIMI, SHPËRNDARJA DHE SHITJA E PAAUTORIZUAR E SUBSTANCAVE NARKOTIKE & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Skivjan, Gjakovë / 16.12.2025 – 22:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ishte ndaluar nga njësiti policor ku i dyshuari nga dritarja e veturës kishte hedhur diçka të dyshuar. Me urdhër verbal të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar: 14.15 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, një pistoletë me 6 copë fishekë, 297 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe një karikator i armës AK 47 me 18 copë fishekë I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
GJETJE E MJETIT TË DYSHIMTË
Rr. Bekim Isma, Rahovec / 16.12.2025 – 11:05.
Është raportuar se gjatë punimeve me ekskavator ankuesi mashkull kosovar ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer (dyshohet për granatë dore). Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së në mënyrë të kontrolluar e ka bërë demolimin- shpërthimin e mjetit shpërthyes.