GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Veterani dhe invalidi i UÇK-së, Berat Hajdari, është njeriu i parë që iu ka drejtuar protestuesve në Shkup.
Ai ka bërë me dije se ish-komandantët e UÇK-së po gjykohen padrejtësisht.
“Jemi mbledhur këtu për një kauzë që na dhemb, që na prek zemrat, historinë dhe identitetin, por mbi të gjitha na bashkon. Na bashkon për të kërkuar drejtësi për komandantët e UÇK, të cilët po gjykohen padrejtësisht në Hagë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se në këtë protestë po kërkohet drejtësi dhe jo hakmarrje. /Reporteri.net/
Bija e komandant Strugës: Çlirimtarët nuk përfaqësojnë ushtri krimi por krenarie
Bija e komandant Strugës, Shqiponja, ka folur mes emocioneve para një numri të madh të protestuesve në Shkup.
Katërshja e UÇK-së, ajo tha se nuk përfaqëson ushtri krimi, por krenarie.
“Unë sot si bijë dëshmori qëndroj sot para jush me një emocion. Emocioni im është aifomobi krenarie. Nuk luftuan për privilegje, ata luftuan që asnjë nënë shqiptare të mos e fsheh fëmijën nën sqetull. Që kombi ynë të mos shndërrohej në një statistikë harrese. Ne kërkojmë një drejtësi, UÇK nuk ishte ushtri pushtimi por çlirimi, jo ushtri krimi por e dinjitetit”, tha ajo. /KosovaPress/
Mesazh nga Shkupi, liri për krerët e UÇK-së në Hagë
Qytetarë nga troje të ndryshme shqiptare, me flamuj kuq e zi e këngë patriotike, po qëndrojnë në sheshin “Skënderbeu”, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për protestën që kërkohet drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.
Sipas tyre, katërshja në Hagë po gjykohen padrejtësisht, dhe sot po protestojnë duke kërkuar drejtësi, duke shpresuar që të lirohen sa më parë.
Qytetari nga Zajazi, Vedat Ashkmedi tha për KosovaPress, se ata të cilët sollën lirinë po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Ai kërkon që të dëgjohet zëri i popullit.
“Sot kemi ardhur të kërkojmë drejtësi për çlirimtarët, jemi bashkë me shokë gjashtë persona.. I përkrahim, më vjen keq që sot kërkoj liri për çlirimtarët. Ata të cilët na sollën lirinë padrejtësisht i mbajnë në Hagë, me këmbëngulje kërkoj që ata të lirohen sa më shpejtë. Zëri im do dëgjohet por si individual, mendoj kësaj radhe të dëgjohet zëri i popullit”, tha ai.
Vezir Ademi nga Gostivari tha se procesi në Hagë është i padrejtë.
“Kemi ardhur në protestë se ia vlen për krerët e UÇK-së, mendoj se do ia dalim.. I padrejtë, është proces i padrejtë, shpresojmë se po”, tha Ademi.
Ndërsa, Bardhi nga Lipjani shtoi se kjo është protesta e pestë që po përcjellë.
Sipas tij, procesi në Hagë është me iniciativë të Serbisë, porse shpreson se do të lirohen.
“Kjo është protesta e pestë, nuk kam lënë vend pa marrë pjesë edhe jashtë.. Procesi në Hagë që po zhvillohet, është me iniciativë të Serbisë, këta heronjtë që kanë çliruar vendin tash gjykohen në Hagë. Besoj një milion përqind se do të lirohen”, shtoi ai.
E qytetari nga Tetova, Haki Hasani tha se duhet të lirohen të pafajshmit.
“Duhet me i përkrah këta të UÇK-së, pse mos me i përkrahë.. Duhet me i liruaar ata që janë të pafajshëm.. Krejt varet prej tjetër kujt.. Ka shumë edhe në Maqedoni që janë të burgosur, të pafajshëm”, tha Hasani.
Qytetari tjetër nga Dibra e madhe, Etnik Sylejmani u shpreh se arsyeja pse ai sot po proteston është babai i tij, i cili është veteran, dhe po kërkon drejtësi dhe liri për bashkëluftëtarët e babait.
“Për fat të keq nuk kam qenë në protesta të tjera, sot është e para që marrë pjesë për veteranët e UÇK-së, shpresoja të kalojmë sa më mirë.. Unë kam ardhur për të protestuar, një nga arsyet ka qenë babai im, i cili është vet veteranë dhe ka kontribuar, ka qenë në luftën e 99, kam ardhur për të kërkuar liri dhe drejtësi për bashkëluftëtarët e babait tim”, u shpreh Sylejmani.
Protesta masive janë mbajtur edhe në Hagë, Strasburg, Tiranë e Prishtinë dhe përfund po përmbyllet në qytetin e Shkupit. /KosovaPress/