Lewis Hamilton dëshiron që të firmosë kontratë të re me Mercedesin këtë verë

Lewis Hamilton (GBR) Mercedes AMG F1. 12.03.2021. Formula 1 Testing, Sakhir, Bahrain, Day One. – www.xpbimages.com, EMail: [email protected] © Copyright: Moy / XPB Images

Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, ka thënë se dëshiron që të firmosë kontratë të re me Mercedesin këtë verë.

36-vjeçari ka kontratë valide deri në fund të këtij viti.

Hamilton të dielën triumfoi në garën e Shpërblimit të Madh të Spanjës duke e rritur epërsinë në krye të renditjes së Formula 1.

“Nuk duam të nxitojmë asgjë, por mendoj se duhet të nisim bisedimet”, ka thënë Hamilton raporton BBC.

Hamilton mban rekordin me Michael Schumacherin për më së shumti tituj të fituar në Formula 1, shtatë sosh.

Hamilton kryeson në renditjen këtë stinor me 94 pikë, 14 më tepër se Max Verstappeni që zë vendin e dytë./Koha.net/

Read Previous

Shkolla “Mehmet Akif” synon mësimdhënie bashkëkohore

Read Next

Prindërit dhe mësimdhënësit në “Mehmet Akif” promovojnë nisma të reja