Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Real Madridi ka humbur në shtëpi në ndeshjen kryesore të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve.
Të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, Madridi pësoi 2:1 nga Manchester City.
Ndeshja u vendos që në pjesën e parë.
Rodrygo kaloi në epërsi madrilenët në minutën e 28-të.
Për 1:1 shënoi Nico O’Reilly në minutën e 35-të. Erling Haaland e shënoi golin e fitores për skuadrën e Pep Guardiolas. Ai shënoi nga pika e bardhë në minutën e 43-të. Penalltia u tha pas ndërhyrjes së VAR-it, pikërisht për faul në norvegjezin Haaland.
Në pjesën e dytë Madridi rriti presionin, por pa thyer Manchester Cityn. Ndërkohë lojtarët e ekipit anglez kishin disa raste të mira për shënim. Por shifrat e pjesës së parë nuk ndryshuan.
Humbja nga City mund të shënojë fundin e epokës së Xabi Alonsos te Real Madridi. Mediat spanjolle kanë raportuar të hënën e të martën se Alonso mund të shkarkohet në rast të humbjes nga Manchester City.
Javët e fundit ishin shumë të vështira për Real Madridin. Dhe ndryshimi mund të kërkohet me largimin e Alonsos.
Real Madridi është i shtati me 12 pikë. City doli në vendin e katërt me 13 pikë.
Ndeshjet dramatike në “Bernabeu”, City në epërsi
Real Madridi e Manchester City po luajnë top-ndeshje në “Santiago Bernabeu”.
Pas 45 minutave lojë skuadra angleze udhëheq 2:1.
Rodrygo kaloi në epërsi 1:0 madrilenët në minutën e 28-të.
Për 1:1 në minutën e 35-të realizoi mbrojtësi i ri, Nico O’Reilly. Kurse golin e epërsisë 2:1 e realizoi norvegjezi Erling Haaland në minutën e 43-të.
Fare në fund Thibaut Courtois bëri dy pritje vendimtare duke i pamundësua Cityt golin e tretë./koha.net