Pas këtij institucioni buron energjia pozitive dhe mirësia. Me një mision të qartë : “T’ja zgjasësh dorën tjetrit”. Kryqi i kuq, dega Gjakovë i ka gjithmonë dyert e hapura për secilin që dëshiron të dhurojë diçka monetare, kohë e mbase veç një fjalë të mirë inkurajuese që ngroh zemrën e dikujt që ka nevojë. Gjithmonë pranë organizatav nevojtare, pranë rinisë, në momente tragjedie e afër atyre që nuk kanë askënd tjetër. Tash sa vite Kryqi i kuq në Gjakovë është vendi ku drejtohen të gjithë ata që nuk ia dalin dot me vështirësitë financiare në jetë. Për më shumë ndiqni videon më poshtë:
“Kryqi i kuq” me mision të qartë: “T’ja zgjasësh dorën tjetrit”