Pse Trump do të përfshihet në marrëveshjen mes Netflix dhe Warner Bros?

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar të dielën e datës 7 dhjetor, se do të ketë një rol në vendimin për marrëveshjen prej 72 miliardë dollarësh midis Netflix dhe Warner Bros Discovery. Ai paralajmëroi se bashkimi i këtyre dy gjigantëve të industrisë së argëtimit mund të ngrejë shqetësime për përqendrimin e tregut.

“Do të jem i përfshirë në atë vendim,” tha Trump për gazetarët teksa mbërriti në Qendrën Kennedy për ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve.

Siç shkruan ReutersNetflix ra dakord të premten të blejë studiot televizive, filmike dhe divizionin e transmetimit të Warner Bros Discovery për 72 miliardë dollarë, një marrëveshje që do t’i jepte kontrollin e një prej aseteve më të çmuara të Hollywood-it pionierit të transmetimit online.

Trump nuk tha nëse ishte pro miratimit të marrëveshjes, por theksoi rrezikun e një përqendrimi të fuqisë së tregut në industrinë e argëtimit.

“Këtë do ta thonë disa ekonomistë… Por është një pjesë e madhe e tregut. Pa dyshim që mund të jetë problem,” tha Trump. /tvklan.al

Read Previous

Japonia rrit përdorimin publik të inteligjencës artificiale me 80%

Read Next

Marcelo: Ndeshja më e vështirë? Humbja 5-0 ndaj Barcelonës