Hamza i shkruan Von der Leyen, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, njëherësh kandidati për kryeministër, ka njoftuar se i është drejtuar me letër Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, duke kërkuar heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të masave ndaj Kosovës.

Hamza tha se Kosova ka kaluar një vit të ngarkuar me zgjedhje të njëpasnjëshme, por megjithatë ka dëshmuar pjekuri të lartë demokratike. Sipas tij, qytetarët kosovarë – të cilët i quajti ndër më proevropianët në rajon – nuk duhet të ndëshkohen për shkak të, siç e përshkroi ai, një qeverie të papërgjegjshme.

Ai vlerësoi se masat aktuale të Bashkimit Evropian janë të pajustifikueshme dhe se po e dëmtojnë vendin në një periudhë kur Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik, integrim evropian dhe stabilitet politik.

Postimi i plotë:

Si Kryetar i PDK-së dhe kryeministër i ardhshëm, i jam drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe institucioneve të BE-së, duke kërkuar heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të masave ndaj Kosovës.

Kosova ka kaluar një vit me zgjedhje të njëpasnjëshme, por ne kemi dëshmuar pjekuri të lartë demokratike. Qytetarët tanë, ndër më proevropianët në rajon, nuk duhet të ndëshkohen për shkak të një qeverie të papërgjegjshme. Masat aktuale të BE-së janë të pajustifikueshme dhe po e dëmtojnë vendin në një periudhë kur kemi nevojë për zhvillim ekonomik, integrim evropian dhe stabilitet politik.

Është koha për një kapitull të ri në raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian”. /KosovaPress/

Read Previous

Dhuna ndërmjet moshatarëve të ciklit të ulët, fenomen tejet shqetësues

Read Next

Ambasada zvicerane reagon ndaj lajmit se “Zvicra ‘hap dyert’ për 85 mijë vende pune për të huajt”