Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thirrur sot mbledhjen e 93-të për vitin 2025.
Në këtë mbledhje e cila do të mbahet sot në ora 13:30, në rend të ditës janë përfshirë çështje kyçe që lidhen me përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara për 28 dhjetor 2025.
Pikat kryesore të rendit të ditës:
- Këshilli për Operacione Zgjedhore
- Shqyrtimi dhe miratimi i formulës së Këshillave të Vendvotimeve për vendvotimet e rregullta dhe ato me kushte.
- Shqyrtimi i përbërjes së ekipeve për numërim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
- Këshilli për Personel
- Shqyrtimi i listës së kandidatëve potencialë për anëtarë të Komisionit të Pranimit për pozita të nivelit të ulët drejtues.
- Të ndryshme
- Çështje tjera procedurale dhe organizative.
/GazetaSinjali/