790 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Për shkak të mosrespektimit të masave për parandalimin e përhapjes së virusit korona, Policia e Kosovës po vazhdon që të gjobisë personat fizikë dhe juridikë.

Vetëm në 24 orët e fundit policia ka shqiptuar 791 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore.

Ndërkohë që në vend ka rënë numri i rasteve pozitive me COVID-19.

Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në raportin e fundit ka njoftuar për 97 raste të reja COVID-19 dhe vdekjen e pesë personave./KosovaPress

Read Previous

3 raste të sulmeve e kanosjeve ndaj zyrtarëve policor vetëm në 24 orët e fundit

Read Next

Pas vdekjes së 3 familjarëve nga Gjilani, ish-ministri i Bujqësisë tregon si mund t’i dalloni kërpurdhat helmuese