AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se uniteti mes Evropës dhe SHBA-së ishte kyç në mbështetjen e Ukrainës, duke shtuar se nuk ka “mosbesim” dhe duke mohuar një raportim se ai kishte thënë se ekzistonte rreziku që Uashingtoni ta tradhtonte Ukrainën.
“Uniteti mes amerikanëve dhe evropianëve për çështjen e Ukrainës është thelbësor. Dhe e them përsëri e përsëri, duhet të punojmë së bashku,” u tha Macron gazetarëve gjatë një vizite në Kinë, sipas Reuters.
Revista gjermane Spiegel dje citoi një transkript të një telefonate konfidenciale që tregonte se presidenti francez dhe kancelari gjerman kishin shprehur skepticizëm për përpjekjet e qeverisë së SHBA-së dhe të të dërguarve të saj për të negociuar një paqe midis Ukrainës dhe Rusisë.
“Unë i mohoj të gjitha,” tha Macron, kur u pyet për raportin e Spiegel. “Na duhen Shtetet e Bashkuara për paqen. Shteteve të Bashkuara u duhemi ne që kjo paqe të jetë e qëndrueshme dhe solide”, tha ai. /Reporteri.net/