Shqipëri | Mbi 96 mijë pensionistë tërheqin bonusin e fundvitit

Pensionistët në të gjithë Shqipërinë po vijojnë të tërheqin bonuset e fundvitit në masën 10,000 – 15,000 lekë.

Në 4 ditët e para të shpërndarjes së bonusit të pensionistëve në të gjithë vendin janë tërhequr 96292 bonuse.

Bonusi i fundvitit është një mbështetje e qeverisë për mbi 762 mijë përfitues në të gjithë vendin.

Nga shpërblimi i parashikuar do të përfitojnë 762,740 pensionistë dhe përfitues të tjerë nga të cilët 640,325 janë pensionistë në pension pleqërie dhe 2322 në pension social, 65,232 persona në pension invaliditeti, 48,087 persona në pension familjar, 6774 persona me një trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm.

Shpërblimi do të paguhet gjatë gjithë muajit dhjetor 2025 dhe kur nuk tërhiqet brenda këtij muaji mund të tërhiqet deri në 30 qershor të vitit 2026. /ATSH/

Read Previous

Wadephul: Berlini, i hapur për të përdorur asetet e ngrira ruse në Gjermani

Read Next

MPJD: Shtetasit të Kosovës, Avni Qenaj i caktohen 30 ditë paraburgim në Serbi