Dramë në Formula 1, titulli vendoset në garën e fundit

Drama në Formula 1 ka vazhduar edhe të dielën. Garën në Katar e ka fituar ngasësi i Red Bullit, Max Verstappen. 

Dhe me fitoren e 28-vjeçarit Verstappen titulli do të vendoset në javën e ardhshme në garën e fundit të stinorit në Abu Dabi. 

Për titull kampioni në garë janë edhe ngasësit e McLarenit, Lando Norris dhe Oscar Piastri. 

Fitorja e Verstapppenit ishte e shtata në këtë sezon dhe ai u barazua me Norrisin. 

Në garën e së dielës, australiani Piastri mbeti i dyti, kurse Carlos Sainz i skuderisë Williamsit ishte i treti. 

Norris përfundoi në pozitën e katërt. 

Ndonëse mbeti jashtë podiumit, Norrisi ka 12 pikë më shumë në renditje se sa Verstappen, që e kaloi Piastrin për katër pikë. 

Për ta fituar titullin, Norrisi duhet të përfundojë në vendin e tretë, nëse Verstappeni e fiton garën e fundit./koha.net/

Read Previous

Trump: Ukraina ka probleme serioze

Read Next

Ndalohen dy persona, hynë ilegalisht nga Serbia për në Kosovë