Qeveria bën zgjidhje për RTK-në, mjetet do të ndahen nga fondi i kursimeve

Qeveria ka bërë zgjidhje për RTK-në. Albin Kurti theksoi se sot do të ndahen mjetet nga kursimet.

“Që në muajin gusht ne bëmë një zgjidhje të përkohshme duke dhënë overdraft për RTK-në, me shpresën që pas konstituimit të Kuvendit e themelimit të komisioneve, të arrihet zgjidhja e duhur për të cilën kishim përgjegjësi të gjitha partitë. Ne nuk kishim votat e mjaftueshme pasi partitë e tjera refuzuan pagat për RTK-në, siç ka paralajmëruar Murati, kemi shqyrtuar disa opsione për të dalur nga kjo situatë. Në këtë mbledhje mjetet e nevojshme po ndahen nga kategoria e kursimeve. Kjo zgjidhje e sotshme, më mirë të themi kjo mënyrë e tanishme është veçse improvizim i detyrueshëm pas përpjekjeve tona të vazhdueshme për ta miratuar aty buxhetin”, tha Kurti. /Nacionale/

Read Previous

Osmani: FSK është pasardhëse e denjë e UÇK-së

Read Next

​Kosova drejt Botërorit, Kurti premton shpërblime rekord për futbollistët