Të premten e javës së ardhshme, në Uashington D.C., do të hidhet shorti i grupeve për Botërorin 2026.
FIFA ka konfirmuar edhe ndarjen përfundimtare të vazove për shortin që do të mbahet më datë 5 dhjetor.
Në vazon e parë do të jenë tre vendet organizatore: SHBA, Meksikë dhe Kanada, ndërsa 9 skuadrat e tjera do të jenë përfaqësueset të renditura më lartë në FIFA: Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika dhe Gjermania, shkruan TCh.
Një vëmendje do të jenë edhe për skuadrat që do të vijnë nga play off-i europian, aty ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria me Kosovën. Të dyja ato, në rast kualifikimi, do të jenë në vazon e katërt, së bashku me dy skuadrat e tjera që vijnë nga play off-i.
Ndarja e vazove është si më poshtë:
VAZO 1-
- SHBA
- Meksikë
- Kanada
- Spanjë
- Argjentinë
- Francë
- Angli
- Brazil
- Portugali
- Holandë
- Belgjikë
- Gjermani
VAZO 2-
- Kroaci
- Marok
- Kolumbi
- Uruguai
- Zvicër
- Japoni
- Senegal
- Iran
- Kore e Jugut
- Ekuador
- Austri
- Australi
VAZO 3-
- Norvegji
- Panama
- Egjipt
- Algjeri
- Skoci
- Paraguai
- Tunizi
- Bregu i Fildishtë
- Uzbekistan
- Katar
- Arabi Saudite
- Afrikë e Jugut
VAZO 4-
- Jordani
- Kepi i Gjelbër
- Gana
- Kurasao
- Haiti
- Zelandë e Re
- Skuadra 1 e kualifikuar nga play off-i Europian
- Skuadra 2 e kualifikuar nga play off-i Europian
- Skuadra 3 e kualifikuar nga play off-i Europian
- Skuadra 4 e kualifikuar nga play off-i Europian
- Skuadra 1 e kualifikuar nga play-off-i Ndërkontinental
- Skuadra 2 e kualifikuar nga play-off-i Ndërkontinental
/Top Channel/